Telegrafi

A do të qëndrojë opozita në seancë?

Po ashtu do të jenë në rend të ditës edhe propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Ndërsa nga ora 14:00 do të fillojë seanca e re plenare, ku në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë koha për deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa pika e dytë koha për pyetje parlamentare.

Gjithashtu do të jetë edhe kërkesa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për debat parlamentar lidhur me mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pagat e punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut në Ferizaj,

Po ashtu do të jetë edhe njoftimi i Grupit Parlamentar 6+ lidhur me marrëveshjen për ndërrimin e Anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, si dhe kërkesat e disa deputetëve nga komunitetet tjera jo shumicë për zëvendësimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e tyre.

Ndryshe gjatë dy seancave të kaluara kur është dashur që të votohet për emërimin e anëtarit të bordit jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe ata të AKP-së, partitë opozitare si LDK dhe Vetëvendosja janë larguar nga seanca./Telegrafi/