Telegrafi

A do të ofrojë Apple edhe iPhone 6C?

Dhe kjo do të thotë që në vend të iPhone 7, Apple mund të na e prezantojë modelin e ri iPhone 6S. Mbase edhe iPhone 6S Plus.
Herën e kaluar, Apple pati prezantuar edhe versionet më të lira me mbështjellës plastik të iPhone, të cilët i kishte dalluar me shkronjën C. A do të thotë kjo se edhe këtë vit, Apple do të na ofrojë modele të ngjashme, domethënë, iPhone 6C?

Sipas 3Dfuture, dhe koncepteve të krijuara nga stafi i saj, thuhet se këtë vit, Apple do ta vazhdojë këtë traditë.

Ajo e ka bazuar konceptin e saj të iPhone 6C në modelet e tanishme të iPhone 6, por ka shtuar një shtresë polikarboni për pjesën e pasme, shumë të ngjashme me atë që është parë në iPhone 5C.

Nëse Apple mbetet besnike në taktikat e saj, atëherë iPhone 6C do të ofrojë specifika identike me iPhone 6, ndërsa iPhone 6S do të ofrojë procesor më të shpejtë sesa dy modelet ekzistuese. (Telegrafi)