Telegrafi

A do të ketë Maybach S-Class?

Edhe pse kaloi shumë kohë qëkur Mercedes hoqi brendin luksoz Maybach, prodhuesi gjerman thuhet se do të ringjallë këtë emër për një version të veçantë, ultra-luksoz, S-Class, e ndoshta edhe për modele tjera.

Duket se Mercedes dëshiron ta kthejë Maybach-un në pop-brend si AMG-në që është fokusuar më shumë në luks se performancë. Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, flitet për lansimet e varianteve të Maybach-ut GL dhe S-Class, transmeton Telegrafi.

Eksperti i zhvillimit në Mercedes, Thomas Weber, ka refuzuar të deklarohet për këtë.

“Me Maybach ndërlidhet reputacioni i mirë, kështu që prisni se çfarë do të bëjmë me këtë brend. Do të mësoni në muajt e ardhshëm, e ndoshta vitin tjetër do të jetë ofensiva jonë”, ka thënë ai. /Telegrafi/