Telegrafi

A do të ketë iPad 3 ekranin Retina?

E derisa shumë media po e publikojnë storien rreth asaj se si ka ardhur deri te krijimi i iPadit, sipas pohimeve të biografisë të publikuar dit më parë, Steve Jobs ishte i nevrikosur për shkak se nga Microsoft disa herë i kishin folur për atë se do ta mbarojnë një tablet, kështu që ai një natë kishte vendosur që vet ta mbaronte një tablet, Cnet po transmeton disa pohime sipas të cilave do të ketë probleme me iPad 3.

Në të vërtetë, plani i Apple është që iPadi i ri të merr ekranin Retinga çfarë e ka edhe iPhone. Nga burimet të afërta me furnizuesit e Apple, Cnet mori vesh se është goxha e vështirë që të mbarohet një sasi e madhe e ekraneve të atillë. Retina në iPad do të duhej të kishte 264 piksel për inç, që është dyfish më shumë se sa në iPad 2, transmeton kjo faqe.

“Nuk është problem të mbarohet një. Ajo është, natyrisht shumë e lehtë. Sfidë është që të mbarohen shumë ekrane të atillë”, tha një burim. “Kjo është një gjë që nuk është bërë asnjëherë më parë”. /Telegrafi/