Telegrafi

A do të jetë ky telefoni i Amazon?

Sipas kësaj faqeje thuhet se fotografitë janë marrë nga dizajnet e brendshme të kompanisë, në të cilat shihet se telefoni ka kënde të rrumbullakëta, kamerë të pasme dhe butonin hyrës në ballinën e telefonit.

Edhe para një muaji, BGR raportonte se fotografitë e rrjedhura ishin të telefonit të Amazon, mirëpo ishte gjithnjë e vështirë të konfirmoheshin, ndërsa më pas u shtuan zëra që thoshin se telefoni do të vijë me 6 kamera dhe teknologjinë 3D.

Gjithashtu, në mesin e karakteristikave tjera pritet të jetë edhe ekrani me diagonalen prej 4.7” në 720p, procesorin e Qualcomm Snapdragon me 2GB RAM.

Këto specifika nuk duken shumë të avancuara, mirëpo pritet që kostoja e telefonit gjithashtu të jetë mesatare, dhe kjo të jetë tipari më i dallueshëm i telefonit të kompanisë Amazon. / Telegrafi /