Telegrafi

A do të jetë ky Samsung Galaxy S5?

Njëra prej karakteristikave që është përmendur në këto krahasime është se Samsung Galaxy S5 do të vijë me ekranin i cili ka rezolucion më të madh sesa Galaxy S4, apo 2560 x 1440 pikselë, apo 560 për inç, pasi që ekrani i telefonit pritet të jetë me diagonalen prej 5 inç.

Përveç tjerash pritet që Samsung Galaxy S5 të vijë edhe me mbështjellësin e metaltë, për dallim prej paraardhësit të tij me mbështjellës prej plastikës.

Për më shumë thuhet se Samsung Galaxy S5 do të jetë modeli i parë i telefonit të Samsung i cili do ta ketë procesorin e ri me 64-bit, edhe pse ka dëshmi se Samsung mund ta përdor edhe procesorin e Qualcomm, Snapdragon 805.

Ka zëra që thonë se Samsung do të dal me dy modele të Galaxy S5, sikurse me S4, njëri prej të cilëve do ta ketë procesorin Snapdragon 805 dhe tjetri me procesorin me 64-bit processor, ndërsa thuhet se pajisja e fuqishme mobile e Samsung do të ofrojë edhe 4GB RAM.

Përveç kamerës së fuqishme në teknologjinë ISOCELL me 16 mega-piksel, Galaxy S5 thuhet se do të mbështetet në Android 4.4 Kit Kat. / Telegrafi /