Telegrafi

A do të jetë ky iPhone i lirë dhe plastik?

Tani, listës së dizajneve të shumta i është bashkëngjitur edhe një koncept i ri, i cili përveç dizajnit shfaq edhe ngjyrat e shumta në të cilat thuhet se do të vijë versioni i lirë i iPhone. 

Gizmodo ka publikuar konceptin e iPhone të krijuar nga Martin Hajek, i cili e ka krijuar një dizajn të përafërt të iPhone-it të lirë.

Sipas tij, ngjyrat e modelit të ri të iPhone do të jenë të isnpiruara nga ngjyrat e versionit të ri të sistemit të saj operativ, iOS 7, të cilat kanë ardhur nga versioni i dikurshëm me ngjyra i logos së Apple. / Telegrafi /