Telegrafi

A do të ftohet Rashica në Kampionatin Evropian?

Të gjithë shqiptarët, sidomos ata nga Kosova, shpresojnë ta shohin një futbollist klasi si Milot Rashica në Kampionatin Evropian, mirëpo duket që kështu s’do të ndodhë.

Gianni De Biasi do t’iu besojë atyre që kontribuuan për këtë sukses historik, duke lënë në shtëpi yllin kosovar që po bënë mrekullia në Holandë.

Kështu lë të kuptohet deklarata e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme se në Francë do të shkojnë vetëm ata që kanë luajtur në kualifikime.

“Objektivi ynë ka qenë që të jemi në Francë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë arritje në fushë, do të jenë me ne në Evropian”, ka deklaruar Duka, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Vështirë të thuhet se disa prej sulmuesve të Kombëtares kanë treguar formën e Rashicës këtë vit, mirëpo më së miri t’ia lëmë kohës që të vërtetojë nëse vendimet e De Biasit kanë qenë të gabuara apo jo.