Burri me jelek ngjyrë fluoreshente, i hipur në shkallë, shihet duke e ngjitur shiritin ngjyrë argjendi, në mes të dy metaleve që e përbëjnë mbështjellësin nga metali.
Fotografia që është bërë në një aeroport të paemëruar, ka bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kjo nuk është ajo çfarë mendohet në shikim të parë.
Ky ngjitës është në fakt një “shirit shpejtësie” që shfrytëzohet shumë nëpër aeroporte, për të sanuar dëme shumë të vogla, në mënyrë që të mos ketë vonesa të fluturimeve. /Telegrafi/