Telegrafi

A do të dëshironit edhe ju një telefon ‘budalla’?

Shprehia e kontrollimit të rrjeteve sociale dhe kërkimi me mundësitë e shumta që japin telefonat e mençur, po i lodhë shumë përdoruesit, transmeton Telegrafi.

Kohëve të fundit është rritur kërkesa për telefon ‘budalla’, apo të thjeshtë që nuk japin shumë mundësi.

Studimi i bërë nga Strategy Analytics, zbulon se gjatë vitit 2015 janë shitur 44 milion telefona të thjeshtë, me të cilët mund të bisedohet, shkruhen mesazhe dhe shumë pak mundësi të tjera.

Megjithëse kjo vlen vetëm dy për qind e shitjes së përgjithshme të telefonave në tregun global, kërkesa për telefona të thjeshtë është në rritje.

Këtë po e bëjnë kryesisht personat që punojnë në zyrë, të cilët duan të largohen nga pajisjet teknologjike, kur kanë kohë të lirë.

Bateria që zgjatë më shumë është një arsye shumë e madhe, që njerëzit të largohen nga telefonat e mençur. /Telegrafi/