Telegrafi

A dini t’i bëni këto tetë gjëra si prindërit tuaj?

Gjërat që zakonisht nëna i ka bërë për ju sa ishit fëmijë, ju mendoni se ajo i bënte me ndonjë aftësi mbinatyrore.

Kështu, shumicës së njerëzve nuk ju shkojnë për dore një numër i punëve, e Telegrafi ua rendit tetë nga ato:

1. Ndërrimi i çarçafëve të shtratit
A ka mundësi të bëhet kjo punë pa u mbështjellë i tëri me pëlhurë?

2. Përgatitja e sandviçit që ka shije të mirë
Vëni të gjitha përbërësit dhe uleni në tavolinë për të ngrënë, por për një moment pjata kthehet në një liqe me majonezë teksa asgjë nuk e ka shijen e mirë.

3. Hekurosja e rrobave pa bërë edhe më shumë rrudha
Respekt për ata që së paku provojnë të hekurosin, sepse ka të tillë që as që kanë një hekur.

4. Nuk ndjeheni mirë, nëse nuk keni fjetur më shumë se tetë orë
Është e shtunë, por ju keni fjetur deri në dy pasdite. Të gjitha ata që zgjohen herët ju duken shumë të rritur dhe të pjekur.

5. Përgatitja e ushqimit për një numër të madh njerëzish
Gjithmonë do të mbetet dikush me vetëm disa makarona në pjatë, sepse nuk e keni logjikuar sasinë e përmbajtjes. Sidoqoftë, urojmë të keni mjaft pije për mysafirët.

6. Fshirja e pluhurit
Vijat në skaje, e ndonjëherë edhe ndonjë figurë abstrakte në mes janë të pashmangshme. Por, këtë punë duhet bërë sërish pas një jave, muaji…

7. Gjithmonë keni rroba të pastra
Sidoqoftë, merrni erë para se t’i vishni, sepse nuk i dihet.

8. Duhet të jeni me kohë në vend të caktuar, por ju ende jeni shtrirë
Më lehtë gjeni arsyetime, se sa të ngriheni nga shtrati dhe të shkoni me kohë në vendin e caktuar. /Telegrafi/