Presidenti i Çeçenisë Ramazan Kadirov e ka emërtuar një rrugë në kryeqytetin Grozni me emrin e ish boksierit Muhamad Ali.
“Kemi vendosur që emrin e boksierit të madh ta bëjmë të pavdekshëm, dhe njërën nga rrugët e Groznit ta emërtojmë me të”, ka thënë Kadirov në Instagram.
Kadirov që është në krye të republikës më të madhe myslimane ruse ka thënë se Ali ka qenë mysliman i drejtë dhe sportist i madh.
Muhamed Ali ka vdekur javën e kaluar në moshën 74 vjeçare.