Telegrafi

Rrjedhin pamjet e Voklswagenit që do të konkurrojë me Land Cruiser (Foto)

Kohë më parë është bërë e ditur se Voklswagen është duke punuar në një veturë të re, që do të konkurrojë me Land Cruiserin Toyota.

Pos se do të jetë një veturë e lartë dhe e gjërë, nuk janë dhënë detaje për këtë model që deri më tani nuk është parë nga kjo kompani, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Auto Sina i ka publikuar disa fotografi në të cilat besohet se shfaqet pikërisht kjo makinë. Madje, duke u bazuar në burime të sigurta, ky SUV do të mbajë emrin Teramont.

Sidoqoftë, ende nuk është dhënë ndonjë konfirmim për këtë model nga VW, që pritet të ketë fuqi të madhe. /Telegrafi/