Telegrafi

Haxhiu: Albin Kurti do të mbetet opozitar i përjetshëm, pa mua nuk do të ishte figurë (Video)    

Drejtori i televizionit “Klan Kosova”, Baton Haxhiu, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka bërë akuza të rënda ndaj Albin Kurtit.

Haxhiu ka thënë se Albin Kurti nuk ka ndërgjegje sociale pasi familja e tij jeton në Norvegji dhe nuk ndikohen nga zhvillimet në Kosovë.

“Albin Kurti nuk ka ndërgjegje politike. Veprimet e tij prej organizimeve kriminale, te ndezja e Parlamentit e deri te dërgimi i Kosovës në luftë civile. Këto veprime e bëjnë atë të pabesueshëm pasi shtresa e mesme dhe një shtresë tjetër nuk janë të gatshëm t’u besojnë veprimeve të tij kriminale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i televizionit “Klan Kosova” ka thënë se Albin Kurti do të mbetet opozitar i përjetshëm.

“Një prej krijuesve të personalitetit të Albin Kurtit në vitin 1997 jam unë bashkë me ‘Kohën Ditore’. Albin Kurti nuk ka qenë as figurë e as figurantë pa mua, ‘Kohën Ditore’ dhe Muhamet Mavrajn”.

Lexo po ashtu Haxhiu: Gjermania nuk e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës e as bombardimet e NATO-s (Video)

Baton Haxhiu ka thënë se personalisht ka qenë kundër ndarjes së Vetëvendosjes, por shton se për shkak të “qasjes kriminale që rrjedh prej Albin Kurtit”, ajo parti sot është si është.

“Nuk kam asgjë personale me Albin Kurtin…Unë nuk i kam faj, faj ka ideja kriminale e tij. Kjo është e gjitha”, tha  Haxhiu./Telegrafi/