Site icon Telegrafi

Ndalohen hajnat që provuan vjedhin shtyllën sistemit elektrik (Video)

Uragani Irma që goditi Floridën e Shteteve të Bashkuara, ka lënë shumë pjesë pa energji elektrike.

Këtë rast e kanë shfrytëzuar dy hajna, që të nxjerrin një shtyllë metalike dhe të provojnë të largohen me të, transmeton Telegrafi.

Por, ata janë ndaluar nga forcat e rendit dhe iu është konfiskuar plaçka, së bashku me makinën në të cilën udhëtonin.

Nuk dihet se për çfarë iu nevojitej shtylla, meqenëse atë nuk mund ta shesin sepse është e ndaluar të blihet nga kompanitë e hekurishteve.

Ky nuk është i vetmi rast, që banorët kanë provuar të përfitojnë nga katastrofa.

Më poshtë mund të shihni disa banorë që sfidonin erërat e forta, që të vjedhin mallra nga lokalet e ndryshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/bojIDF2EOgc

Exit mobile version