Telegrafi

Maska për të pastruar fytyrën e la pa vetulla (Video)

Dayanara Mendivil nga Shtetet e Bashkuara aplikoi maskën e popullarizuar nga thëngjilli, që do t’ia pastronte poret dhe t’i jepte fytyrës së saj një freski të thellë. Por, asgjë nuk shkoi si duhet.

Gabimi saj ishte që shtresën e kishte vënë edhe mbi vetulla, ndërsa masa ishte forcuar së tepërmi dhe nuk po i largohej, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, adoleshentja shihet duke qeshur, ndërsa largon pjesë të shumta nga balli. Gjendja saj emocionale ndryshon shumë shpejtë, pasi bashkë me shtresën nisë t’i nxjerrë edhe vetullat.

Me ngjarjen e postuar në internet, Mandivil ka kërkuar të mos provohen këto maska pa u kontaktuar dermatologu, pasi nuk i përshtaten çdo lloji lëkure.

“Mbeta pa vetulla, kaq kisha. Mos i provoni sikur unë, sepse vetëm do shëtoheni” ka thënë shkruart pasi këtij tretmani. /Telegrafi/