Berati dhe Gjirokastra janë dy qytete magjepsës, të cilat duhet të vizitohen nga adhuruesit e historisë, pasi këto qytete janë listuar në trashëgiminë e UNESCO-s.

Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për të shijuar pamje të mahnitshme të malit të Dajtit.

Në artikull rekomandohet se Prilli dhe Maji apo Shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese, pasi Korriku dhe Gushti janë muajt më të ngarkuar të verës.

Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor.

Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 Dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore.

Një vakt kushton rreth 5-10 Dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë pasi në këtë vend të vogël ka edhe restorante apo hotele shumë luksoze edhe të shtrenjta.