Telegrafi

99 për qind e holandezëve janë vozitës të biçikletave (Video)

Shumica e udhëtimeve që realizon në vend janë me anë të çiklizmit.

Kjo karakteristikë që e veçon vendin nga shtetet e tjera në mbarë botën, është mbajtur një debat në lidhje me temën për ngasjen e biçikletave, transmeton RTV Dukagjini.

Alderman Mark është ekspert i komunikacionit në Holandë. Ai pohon që çiklizmi nuk është i shprehur vetëm tek të rinjtë, por pa dallim moshe për të gjithë.

“Rezultatet tregojnë që mund të jemi vendi që më së shumti në gjithë botën ka ngasës të biçikletave. Është ndër vetitë më të mira që mund të kemi sepse vetëm benefite mund të nxjerrim nga mënyra e vozitjes që realizojmë”, ka thënë Mark.

Sipas tij, brenda vitit besohet që holandezët shpenzojnë më shumë se 1 miliardë euro për blerjen dhe riparimin e nevojshëm të pajisjeve, transmeton RTV Dukagjini.

Vetëm në vitin 2009 është konstatuar që janë shitur më shumë se 1.3 milion biçikleta në mbarë vendin me një çmim mestar prej 713 euro.

Kryeqyteti i Holandës është ndër qendrat që më së shumti e ka të zhvilluar çiklizmin. Më shumë se 40 për qind e banorëve janë biçiklistë.

Çuditërisht, shumica e çiklistëve varësisht udhëtimit që realizojnë nuk bartin helmeta. Kjo veti është si rezultat që udhëtimi në mënyrë të tillë është bërë përditshmëri e jetës së holandezëve.

Mirëpo, fenomeni jo i mirë që është duke u shfaqur në vend është vjedhja e tyre, por dënimi përfundon me pasoja jo të mira.

Albert ka thënë që kjo karakteristikë e holandezeve të jetë prezente edhe në të ardhmen. /RTV Dukagjini– Telegrafi/