“99 Lule” është emri i kompanisë grumubulluese dhe përpunuese të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ky brend nisi hapat e parë në Kosovë nga ideja që të krijohej një biznes që ofron produkte të shëndetshme në treg.
Ajo që këtë ide e ktheu në realitet të prekshëm është Havushe Bajrami – Bunjaku, me prejardhje nga fshati Slivovë i Komunës së Prishtinës.
E për të sjellë produkte organike në dorën e blerësve, sigurisht ka kushte që duhen përmbushur prapa saj, një ndër to është edhe certifikimi i tokës si zonë organike.
7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie themelueses së brendit “99 Lule”, e cila tregon se bimët i mbledhin në këto zona të certifikuara si organike, derisa bashkëpunojnë edhe me gratë fermere.