Telegrafi

97% e viruseve janë në Android

Të dhënat vijnë nga firma e sigurisë F-Secure, i cili sot publikoi një raport 40 faqesh për gjysmën e dytë të vitit 2013.

Më konkretisht, virueset në Android janë rrit nga 238 kërcënime të raportuara në 2012 në 804 familje dhe variante të reja të viruseve në vitin 2013. Përveç Symbian, F-Secure nuk ka gjetur asnjë kërcënim tjetër në platformat e tjera mobile gjatë vitit të kaluar.

Mirëpo vlen të thkesohet se kërcënimet e viruseve në Android në radhë të parë nuk përbëjnë problem për përdoruesit e këtij sistemi operativ në SHBA, pasi që nga lista prej 10 vendeve të cilat kanë raportuar viruse në Android për gjysmën e dytë të vitit 2013, 75 për qind e tyre kanë origjinë nga Arabia Saudite dhe India, në krahasim me pesë vendet evropiane të cilat janë në listë, por të cilat së bashku përbëjnë pak më shumë se 15 për qind të gjitha viruseve të raportuara.

Pavarësisht pwrqwndrimit ekstrem të autorëve tw viruseve në platformën Android, F-Secure beson se do të ishte e pasaktë të thuhet se "Google nuk është në mënyrë aktive duke bërë përpjekje për të rritur sigurinë e platformës Android." / Telegrafi /