Ka përfunduar me sukses projekti „E tërë qendra me biçikletë“, në kuadër të së cilit komuna Qendër ka subvencionuar blerjen e 969 biçikletave të reja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Numri i femrave dhe meshkujve të interesuar për blerje të biçikletës së re, këtë vit ka qenë gati se i barabartë, 495 meshkuj dhe 474 femra“ informojnë nga komuna.
Komuna Qendër këtë vit ka investuar 2,8 milionë denarë për këtë projekt. Kjo komunë i ka mundësuar çdo qytetari të aplikojë për subvencion deri në 30% të çmimit blerës të biçikletës së re, me subvencion të përgjithshëm deri më 3.000 denarë, ndërsa qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e mjedisit jetësor./Telegrafi/