SHSKUK ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 95 pacientë me COVID-19.
Në mesin e këtyre pacientëve dy janë në mjekim intensiv, ndërkaq po trajtohen edhe dy foshnje.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë + 2 pacientë në Mjekim Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës,17 pacientë
Spitali i Pejës,11 pacientë
Spitali i Gjilanit,13 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë /Telegrafi/