Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018 shihet se nga 213.7 milionë euro sa ka qenë shuma totale e investimeve të huaja në Kosovë gjatë vitit 2018, 202.3 milionë euro janë investime në patundshmëri. Duke bërë një kalkulim të thjeshtë del se 95% e investimeve të huaja në Kosovë kanë përfunduar në sektorin e patundshmërive.
Thuajse të gjitha mjetet e destinuara në emër të investimeve të huaja në Kosovë gjatë vitit 2018 kanë përfunduar në sektorin e patundshmërive, derisa në sektorët tjerë thuajse nuk ka fare investime, madje në disa prej tyre kemi edhe tërheqje të investimeve.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për vitin 2018 shihet se nga 213.7 milionë euro sa ka qenë shuma totale e investimeve të huaja në Kosovë gjatë vitit 2018, 202.3 milionë euro janë investime në patundshmëri. Duke bërë një kalkulim të thjeshtë del se 95% e investimeve të huaja në Kosovë kanë përfunduar në sektorin e patundshmërive, shkruan Gazeta Zëri.
Po ashtu situatë e njëjtë thuajse është edhe gjatë muajit janar të vitit 2019. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga 24.7 milionë euro sa është shuma e investimeve të huaja në Kosovë, 15.4 milionë euro kanë përfunduar në sektorin e patundshmërive. /Telegrafi/