Telegrafi

9,461 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 9,461 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.078 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.802.978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/