Telegrafi

94 mijë qytetarë të Prishtinës janë vaksinuar kundër COVID-19

Me rritjen e rasteve te infektimeve është rritur edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19.

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se deri tani janë 94 mijë qytetarë të vaksinuar në kryeqytet.

“Deri me tani janë vaksinuar rreth 94 mijë qytetar të kryeqytetit. Ka rritje të interesimit për vaksinim e sidomos pas fushatës dhe animacioneve që Komuna po shfaq në sheshe e rrjete sociale”, ka thënë Gashi për Kallxo.com.

Gashi potencoi se terminet për vaksinim qytetarët mund t’i caktojnë edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare, duke pasur parasysh që faqja elektronike shpesh e pamundëson këtë në mungesë të termineve të lira.

Në Kosovë gjatë këtyre ditëve është shënuar rritje e madhe e rasteve me COVID-19, ku vetëm sot janë shënuar 1,009 raste.