Zyra europiane e Statistikave deklaron se rreth 900 mijë kërkesa azili janë në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e vendeve anëtare.
Numri më i madh i azilkërkuesve janë në Gjermani me 44 për qind të totalit, pasuar nga Italia me 12 për qind, ndërkohë që shkalla e refuzimit nga vendet pritëse në Evropë është thuajse dyfishuar në tre vitet e fundit. Nga 37 për qind që ishte në vitin 2016 ajo ka shkuar në 64 për qind në vitin 2019 me Italinë që udhëheq me 80 për qind të kërkesave të refuzuara.
Edhe qeveria gjermane ka refuzuar gjatë vitit 2019 rreth tre të katërtat e kërkesave për bashkim familjar gjatë vitit 2019 që vinin nga Greqia, ku jetojnë emigrant në kampet e Athinës dhe Lesbosit.
Sipas Eurostat që nga viti 2014 ka pasur 3.6 milionë kërkesa për azil në vendet e BE-së, nga të cilat vetëm 1.8 milion kanë marrë përgjigje pozitive.
Sa i përket numrit të emigrantëve ilegalë, në vitin 2018, Gjermania mban vendin e parë me 134 mijë, pasuar nga Franca me 105 mijë e 900 persona. /Telegrafi/