Shefi i Blue Origin, Jeff Bezos, mirëpriti në shtëpi katër astronautë të rinj të mërkurën në mëngjes, me një që fitoi titullin e personit më të vjetër që ka shkuar ndonjëherë në hapësirë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, William Shatner, 90 vjeç, Chris Boshuizen, Glen de Vries dhe Audrey Powers dolën nga kapsula pas misionit të tyre të parë, ku kaluan tre minuta në gravitet zero.
Shatner, i cili tani është personi më i vjetër që vizitoi hapësirën, ishte i dyti që doli nga aty dhe menjëherë u përqafua me Bezos, si shenjë mirënjohje.
“Unë jam aq i mbushur me emocione me atë që sapo ndodhi”, i tha Shatner, Bezosit në tokë, duke shpërthyer në lot.
Ekuipazhi u mirëprit nga familja dhe miqtë e tyre dhe shijuan shampanjën për të festuar.
Të gjithë të veshur me kostume blu fluturimi me emrin e kompanisë me shkronja të bardha në një mëngë, ekipi u ngjit në kapsulë të bardhë me rreth një orë të mbetur në numërimin mbrapsht,
Ekuipazhi u nis në bordin e raketës New Shepard të Blue Origin nga Launch Site One e kompanisë në Van Horn, Teksas pak pas orës 10:45 të mëngjesit.
Të katër anëtarët u ngritën më shumë se 100,000 metra mbi sipërfaqen e Tokës brenda pak më shumë se tre minutash nga lëshimi i raketës. /Telegrafi/