Telegrafi

90-vjeçari kërkon divorc nga gruaja 85-vjeçare, martohet me të dashurën 50-vjeçare

Rasti më i fundit është shënuar në Umbria të Italisë, ku një 90-vjeçar është dashuruar me një 50 vjeçare.

Deri këtu asgjë nuk besoj se ju çudit, por lajmi vijon edhe më tej, 90-vjeçari për të shijuar dashurinë e tij, i ka kërkuar divorcin bashkëshortes duke flakur tej një martesë 60 vjeçare, transmeton noa.al.

“Nëse më do ndahu nga gruaja jote”, kështu i ka thënë e dashura 50 vjeçare, 90-vjeçarit, dhe ky i fundit pa u menduar dy herë e ka bërë fakt duke i kërkuar divorcin gruas së tij 84 vjeçare.

Në fillim bashkëshortja ka menduar se ishte lojë, por kur avokati i ka kërkuar të firmosë letrat e divorcit ka kuptuar dhe besuar se gjithçka është e vërtetë, duke e lënë pa fjalë.