Telegrafi

90 minuta i mbuluar me akull

Pasi që është futur në tankun e qelqtë, të punësuarit kanë zbrazur në të qese me akull, derisa është mbuluar deri në krahë. Tanku është hapur 90 minuta më vonë, dhe Wang me ndihmën e të tjerëve, ka dalë jashtë dhe ka përshëndetur publikun.

"Të shumtën e kohës bart pantallona të shkurtra, madje edhe gjatë dimrit", ka thënë bija e tij dhe ka shtuar se gjithmonë ka qenë rezistent në të ftohtë. Zyra kineze e librit të rekordeve Guinness ka konfirmuar thyerjen e rekordit për rezistencën e trupit ndaj akullit.