Telegrafi

90 mijë vizitorë për produktet vendore

Është mbyllur gjatë ditës së sotme Java e Biznesit Kosovar, e cila për disa javë përmes një karavani lëvizës me maune dhe automjete të tjera, promovuan produket e prodhuara në Kosovë.

Organizatorët, Aleanca Kosovare e Biznesit, janë shprehur mjaftë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për produkete vendore, por edhe kanë shtruar kërkesa të ndryshme në mënyrë që këto produkete të shiten më shumë.

”Jemi shumë të kënaqur nga interesimin i qytetarëve. Heqja e akcizës për pijet joalkoolike, kontrolli i plotë e mallit në të gjitha pikat kufitare të vendit, liberalizimi i vizave për afaristë dhe rishikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë “CEFTA” do të krijonin kushte më të mira për shitjen e produkteve vendore”, ka deklaruar kryetari i AKB, Agim Shahini.

Ai ka thënë se ky aktivitet ka pasur 90 mijë vizitorë të cilët kanë blerë prodhime me zbritje që ka shkuar deri në 27%.

’’Gjatë këtij organizimi bizneset vendore kanë arritur të krijojnë fitime në vlerë prej 400 mijë euro, ndërkaq kanë investuar në marketing mbi 100 mijë euro’’, tha Shahini.

Por pavarësisht rritjes që njohin shitje e produkteve vendore gjatë fushatave të tilla që organizohen, pas dy-tre muajsh ato sërish kthehen në të njejtin nivel.

Shahini ka bërë thirje për më shumë nacionalizëm nga ana e kosovarëve gjatë blerjes së produkteve.

Gjithashtu sipas tij, produktet që prodhohen në Kosovë mund të mbulojnë shumë mirë, sidomos disa fusha si prodhimi i lëngjeve. /Telegrafi/