Site icon Telegrafi

9 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë 9 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara është shëruar 1 person, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast të ri me coronavirus.

Ministria po ashtu bën të ditur se nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202 persona.

Në total nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,716 doza të vaksinës. /Telegrafi/

Exit mobile version