Gjithësejt 9 milionë herë është përdorur shërbimi ”Termini im” në Maqedoni gjatë vitit 2016, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Këtë shërbim e kanë përdorur gjithësejtë 1.665.000 pacientë të cilët kanë të mbuluar sigurim shëndetësor në Maqedoni.
Nga kjo kuptohet se qytetarët që e kanë përdorur këtë shërbim kanë shkuar së paku 4 herë në kontrolle spitalore duke përdorur ”Termini im” për tu kontrolluar tek mjeku. /Telegrafi/