Rita Zeqiri te senioret fitoi dy medalje të arta dhe një të argjendtë. E artë ishte në krol 100 e 200 metra, ndërsa në 50 metra shpinë fitoi medalje të argjendtë.
Edhe Flaka Pruthi fitoi dy medalje të arta e një të argjendtë, por te junioret. E artë ishte në 50 metra shpinë e delfin, ndërsa e argjendtë në 50 metra krol.
Te junioret garoi edhe Melisa Zhdrella që krahas dy medaljeve të arta fitoi edhe një të bronztë. E para ishte në 50 e 100 metra bretkosë, ndërsa e treta në 50 metra krol.
Në këtë garë morën pjesë notaret më të mira të Shqipërisë. "Konkurrenca ishte shumë e fortë, por notaret tona treguan cilësi të lartë", thuhet në një njoftim të Federatës së Notit të Kosovës. /Telegrafi/