Në mbrëmjen e 9 korrikut të vitit 2006, qielli u bë i kaltër në Berlin. Italia fitoi Kampionatin Botëror, duke mposhtu pas penalltive Francën.
Ishte një mbrëmje e nxehtë e verës kur Italia arriti fitoren në atë Kampionat Botëror, ndërsa futbolli italian vinte nga një prej skandaleve më të mëdha që kishte goditur futbollin.
Përballë asaj sfide, pasi eliminuam Gjermaninë më të favorizuar në një ndeshje triler, Italia luante me Francën. Edhe një herë Italia nuk ishte favoritë, dhe pas disa minutash Zinedine Zidane shënoi nga penalltia.
Por Italia barazonte me Marco Materazzin me një goditje me kokë për të barazuar shifrat.
Zidane dhe Materazzi, kishin një fjalosje që përfundoi me një goditje me kokë të francezit që i dha mbrojtësit, duke u përjashtuar pastaj me të kuq.
Kështu që ndeshja shkoi në penallti. Futbollisti italian që do ta gjuante penalltinë e pestë ishte përcaktuar Fabio Grosso.
Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, ishte ai që e motivoi mbrojtësin të gjuante duke i thënë: “Ti je njeriu i minutës së fundit, pasi fituat penalltinë me Australinë në minutën e fundit, shënuat golin vendimtar kundër Gjermanisë në minuën e 119, kështu që ju do ta gjuani penalltinë e fundit!”.
Profecia e Lippi u bë e realitet pas disa minutash, penalltia e fundit, u gjuajt nga Grosso, ndërsa Barthez shkoi në njëra anë, topi në ana tjetër.
Italia ishte Kampionate Botërore.
Por çfarë bëjnë heronjtë e Italisë aktualisht, ata që u shpallen kampion. Më poshtë i gjeni punët e secilit prej tyre, ndërsa vetëm një mbetet futbollist aktiv e shumë trajnerë futbolli.
BUFFON: Portieri aktiv, luan për Juventusin
PERUZZI: Aktualisht në stafin menaxherial të Lazios
AMELIA: Trajneri i futbollit
ZAMBROTTA: Këshilltar në Shoqatën Italiane të Futbollistëve
CANNAVARO: Trajner në Kinë dhe trajner i përkohshëm i kombëtares kineze
NESTA: Trajner, sot ai stërvit Frosinonen në Serie B
MATERAZZI: Biznesmen, gjithashtu ambasador në FIFA dhe UEFA
BARZAGLI: Ai sapo ka lënë futbollit, ka punuar pak si trajner te Juventusi
GROSSO: Trajner futbolli, aktualisht pa skuadër
ODDO: Trajneri i futbollit
ZACCARDO: Trajneri i futbollit
CAMORANESI: Kolumnisti sportiv
DE ROSSI: Sapo është pensionuar, ka të ardhmen si trajner
GATTUSO: Trajner, ai së fundmi fitoi Kupën e Italisë me Napolin
PERROTTA: Ka lënë futbollin, ai ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë
PIRLO: studion për tu bërë trajner dhe aktualisht drejton Juventus U-23
BARON: Trajneri i futbollit
DEL PIERO: Pasi luajti nëpër botë, sot ai është një komentator sportiv
IAQUINTA: Aktualisht nuk ka ndonjë rol në veçanti në sport
GILARDINO: Trajneri i futbollit
TONI: Aventura si trajner sapo ka filluar
TOTTI: Kohët e fundit punon ai agjent sportiv
INZAGHI: Trajneri i futbollit, sapo ngjitur në Serie A me Beneventon
Trajneri Marcelo LIPPI: Ai kohët e fundit u largua nga bankina pasi stërviti Kinën
/Telegrafi/