Në “Rave Live Session” i ftuar i radhës do të jetë The 8th Month, të dielen (16.08.2020) në ora 21:00.
Pasionant i Muzikës dhe Dizajner, janë dy vetitë kryesore të DJ-it, i njohur me nofkën The 8th Month.
Çdo herë shija mbetet gjëja kryesore e DJ The 8th Month, ku pasioni i tij ndaj muzikës elektronike ka bërë që t’a kultivojë zhanrin e tij të preferuar: ‘Deep Melodik House’ me finesa Ambientale, Spirituale dhe ‘Afro Vibe’.
I zhytur thellë mbas Artit ‘Underground’, The 8th Month çdo herë i bën fansat të përjetojnë një udhëtim spiritual me DJ Set-et e tij.
Këtë të diel, duke filluar prej orës 21:00, ju mund të ndiqni performancën e tij në “Rare Live Session” dhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/