Site icon Telegrafi

89-shi triumf për kryesim

Mysafirët edhe para ndeshjes llogariteshin favorit për këtë përballje, ndërsa me një lojë të mirë arritën tri pikët.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.

Me të nisur pjesa e dytë, mitrovicasit arritën të shënojnë falë Fiton Hajdarit i cili u shërbye nga Mërgim Pevqeli.

Në minutën e 49-të, 89-shi realizoi edhe golin e dytë nëpërmjet nigerianit Adeleke Akinyemi.

Pas kësaj fitore Trepça ’89 ka marrë kryesimin në elitë me 23 pikë të tubuara. /Telegrafi/
 

Exit mobile version