Mitrovicasit e kanë mposhtur Drenicën në Skenderaj me rezultat bindës, 1:3 – në kuadër të javës së 23-të të Superligës.
Në fakt, vendasit e kanë nisur më mirë takimin edhe në saje të kësaj kanë kaluar të parët në evantazh prej 1:0 nëpërmjet Qemajl Elshanit, i cili realizoi gol në minutën e 12-të.
Por, mitrovicasit ia dolën t’i barazojnë shifrat në 1:1 në minutën e 29-të me golin e Blerand Kurtishajt.
Ndërsa, në pjesën e dytë Trepça ’89 kaloi në epërsi prej 1:2 me golin e realizuar nga ana e Nazim Kurtishit. Fitoren e madhe mitrovicasve ua ka vulosur goli i Blerand Kurtishajt, që e shënoi në minutën e 77-të të takimit, për rezultat përfundimtar, 1:3.
Me këtë fitore Trepça ’89 është ngjitur në mes të tabelës me 30 pikë, kurse kuqezinjtë mbesin në kuotën e 35 pikëve. /Telegrafi/