Trepça ’89 ka vazhduar me formë të mrekullueshme edhe pas javës së 11-të.
Në derbin e javës, Trepça ’89 edhe pse ishte mysafire shënoi fitore ndaj rivalit lokal Trepça 1-3.
Ishte kapiteni Shpëtim Idrizi që shënoi për mysafirët në pjesën e parë në minutën e 36-të nga pika e bardhë.
Vendasit barazuan në 1-1 në minutën e 63-të kur shënoi veterani Emin Baliqi.
Por gëzimi i vendasve zgjati pak, pasi sulmuesi afrikan, Boniface shënoi 15 minuta para fundit për 2-1.
Ndërkohë golin e tretë në këtë takim, lideri i Superligës e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Florent Hasanit.
Pas kësaj fitore, 89-shi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 30 pikë pas 11 javëve, duke shënuar 10 fitore dhe ka humbur vetëm një ndeshjes.
Ndërkohë Trepça mbetet ende skuadra e vetme pa fitore pas 11 ndeshjeve, ku ka pesë barazime dhe gjashtë humbje. /Telegrafi/