Site icon Telegrafi

89-shi nuk kthehet në Kosovë

Trepça ’89 po përgatitet në Slloveni për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, ka zhvilluar disa ndeshje miqësore ku ka treguar formë të mirë.

Por javën e ardhshme, ‘Minatorët’ do ta luajnë ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i 89-shit, Abedin Zeka ka deklaruar se skuadra nuk do të kthehet fare në Kosovë, por nga Sllovenia do të udhëtojnë për në Ishujt Faroe.

Ndeshjen e parë Trepça ’89 do ta luajë në udhëtim me skuadrën kampione të këtij shteti, Vikingur. /Telegrafi/

Exit mobile version