Site icon Telegrafi

89-shi mposht Lirinë dhe kalon tutje

Mitrovicasit luajtën para tifozëve të vetë në stadiumin e tyre ‘Riza Lushta’, dhe arritën fitore me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim për vendasit e shënoi mesfushori i talentuar Argjend Mustafa.

Mustafa realizoi në pjesën e parë një gol spektakolar nga një distancë prej 25 metrash duke sjellë një gëzim të madh në tribuna.

Pas kësaj fitore 89-shi ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Kosovës, dhe është në pritje të kundërshtarëve të radhës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version