Telegrafi

89-shi fiton me golin e Manajt, Llapi ende pa pikë

Trepça ’89 ka marr fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Muharrem Jashari ishte i pari që provoi të shënojë, por goditja e tij ishte e plogësht.

Valmir Veliu i Llapit pastaj tentoi dy herë, por as ky nuk ishte i saktë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 38-të pas një aksioni të bukur të mitrovicasve, ku në fund Jashari asistoi për Arb Manajn që shënoi për 1-0.

Llapi pjesën e dytë e nisi mirë, ku rrezikoi me Ahmet Januzin, por goditja e tij e preku vetëm rrjetën e jashtme.

89-shi mbeti me një lojtar më pak kur Albert Kaqiku u ndëshkua ma kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62-të.

As kjo nuk i ndihmoi Llapit që ta evitojë humbjen e dytë në këtë sezon edhe pse provoi disa herë.

Trepça ’89 pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka tri pikë, ndërsa Llapi është ende pa pikë, po ashtu pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/