Site icon Telegrafi

89-shi do përforcime

Numri një i këtij klubi, Abedin Zeka, tregon se mitrovicasit do të hulumtojnë edhe në “tregun” vendor, edhe pse nuk do të jetë e lehtë të marrin lojtarë që kanë kontrata me klubet tjera.

“Jemi duke kërkuar edhe në Kosovë. Por, fillimisht duhet ta marrim edhe pëlqimin e klubit aktual të tyre. Nuk është e lehtë të transferosh lojtarë në gjysmë të sezonit”, deklaroi kryetari Zeka për Zërin.

89-shi e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e gjashtë me 23 pikë, prej tyre 6 fitore, 5 barazime e 6 humbje, duke u udhëhequr nga trajneri Arsim Thaçi, i cili u largua me të përfunduar stinori vjeshtor.

Krahas 89-shit, edhe klubet tjera të Superligës kanë paralajmëruar përforcime me lojtarë nga jashtë gjatë dimrit.  

Exit mobile version