Përmes një letre dërguar delegacionit të BE-së, Ambasadës amerikane dhe katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së përzhinos, 88 organizata qytetare të Maqedonisë kërkojnë përfshirje në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto organizata besojnë se bisedimet duhet të jenë të qarta, t’u sqarohen qytetarëve dhe të garantohet se nuk do të përsëriten përvojat negative të deritanishme.
Organizatat thonë se përfshirja e tyre nuk duhet të nënkuptojë se do të kenë mandat përfaqësimi, apo ndonjë rol, përgjegjësëi dhe mandat për të vendosur në kuadër të bisedimeve, ndërkaq deklarojnë se protestat nuk do të ndërpriten./Telegrafi/