Të drejtën e votës në komunën e Gostivarit sot do ta realizojnë 86 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një person, i cili po vuan masën e paraburgimit shtëpiak, informojnë nga KKZ Gostivar.
Këtyre personave u janë pranuar kërkesat dhe atyre këshillat zgjedhore do t’u mundësojnë të votojnë për zgjedhjet lokale.
Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët të dielën do të votojnë në 121 vendvotime./Telegrafi/