Site icon Telegrafi

855 raste të reja me coronavirus – Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 11 persona, derisa janë konfirmuar 855 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive, transmeton Telegrafi.

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve pozitive, gjithsej 298 raste.

Pastaj në Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60, Vushtrri 50.

Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste.

Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste.

Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste.

Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 220, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version