Sot u mbajt konferenca për përshtatjen e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike që zbatohet në katër vitet e fundit nga Rrjeti për zhvillim rural, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast u tha se bashkëpunimi, integrimi, inovacioni dhe partneriteti janë katër faktorë kyç ku duhet të fokusohet bujqësia e Maqedonisë, që në mënyrë të suksesshme të përballet me ndryshimet klimatike.
Masat për parandalim dhe mbrojtje duhet të krijohen nga prodhuesit pasi që ata, drejtpërdrejtë, përballen me pasojat, kurse zbatimi duhet të fillojë fillimisht në nivel lokal.
Ky projekt ka filluar në vitin 2012 dhe përmes tij janë trajnuar më shumë se 850 bujq./Telegrafi/