Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ shkroi se sot është ka arsye të madhe për festë.
“Pacientja 85 vjeçare nga Prilepi mposhti virusin Covid-19. Javën e kaluar nga spitali i Manastirit doli edhe një pacient 85 vjeçar, i shëruar në mënyrë të plotë”, shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se po admiron fuqinë e dy pacientëve të të moshuar të cilët fituan këtë luftë të vështirë.
“Urime për to, familjet e tyre dhe personit mjekësor në dy spitalet”, shkruan ministri Filipçe./Telegrafi/