Telegrafi

85-vjeçarja e armatosur detyron hajnin të thërras policinë

"Kam ecur prapa shpinës së tij drejt e në dhomën e fjetjes dhe kam marrë armën time" ka thënë e moshuara, Leda Smith.

Smith kishte dëgjuar se dikush kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj të dielën pasdite dhe kishte marrë revolen e saj të kalibrit 22, që po e mbante afër krevatit, qëkur fqinji i saj ishte vjedhur disa javë më parë.

"E pyeta ‘Çfarë po bën në shtëpinë time?’ Ai vazhdonte të thoshte se nuk ka bërë gjë", ka thënë Smith.

Pasi që djaloshi 17-vjeçar thirri numrin e policisë (911), Smith vazhdoi të mbante armën në drejtim të tij derisa policia e shtetit arritën në shtëpinë e saj në Springhill Township, rreth 45 milje në jug të Pittsburghut në SHBA.

Djaloshi do të paditet për tentim-vjedhje dhe për kundërvajtje tjera në gjykatën për të rinj, ka thënë polici Christian Lieberum. Ai nuk është identifikuar për shkak të moshës së tij.

"Ka qenë ngacmuese" ka thënë Smith. "Vetëm shpresoj që kam arritur të thyej vargun (e plaçkitjeve) sepse ata kanë qenë duke sulmuar shumë vende këtu".