Site icon Telegrafi

Deri më sot 833 persona kanë vdekur nga COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para pozitive me COVID-19 e deri më tani numri i rasteve pozitive me SARS Cov-2 ka shkuar në 20 mijë e 805 nga 120 mijë e 811 persona që janë testuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë shënuar 688 raste të reja, derisa 236 të tjera janë shëruar.

E shkak i infektimit me SARS SoV-2 kanë vdekur 833 persona.

Kurse 11 mijë e 431 janë raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Exit mobile version