Site icon Telegrafi

83 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 gjoba, nga të cilat 55 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë për vozitje pa patentë shofer, shtatë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë vendosur tetë gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 10 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, nëntë masa për parakalim të paligjshëm të automjeteve. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Exit mobile version